PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Abe: Keqardhje për përdorimin e radarit të shënjimit nga anijet kineze
2013-02-06 15:02:16 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria japoneze bëri të ditur mbrëmjen e së martës se më 30 janar një fregatë luftarake kineze ka përdorur një radar shënjimi ndaj një anijeje të Forcës Detare Vetëmbrojtëse të Japonisë, e cila ishte duke lundruar në ujërat e ishujve Diaoyu.

Lidhur me këtë, kryeministri japonez Shinzo Abe tha të mërkurën paradite në sesionin plenar të dhomës së lartë të parlamentit japonez se ky është një veprim i njëanshëm provokues që rrezikon të shkaktojë një situatë të paparashikuar. Duke shprehur keqardhjen e thellë për këtë incident, ai theksoi: "Dëshiroj që Kina të tregojë një qëndrim të vetëpërmbajtur, duke u kthyer në rrugën e marrëdhënieve strategjike japonezo-kineze me përfitim të ndërsjellë, për të shmangur përshkallëzimin e situatës."

Sipas medias japoneze, radari i përdorur këtë herë nga fregata kineze ndryshon nga radarët e zakonshëm që thjesht shfrytëzohen për të ndjekur itinerarin e aeroplanëve ose vendndodhjen e anijeve në det. I ashtuquajturi "radar i shënjimit" siguron informacion për një sistem të drejtimit të qitjes me qëllim goditjen e objektivit. Prandaj, media japoneze e cilësoi këtë si një ngjarje jashtëzakonisht serioze.

(Çan Jean/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China