Një sondazh i Akdemisë Kineze të Turizmit thekson se nga të anketuarit mbi 76.8% thanë se planifikojnë të udhëtojnë gjatë Festës së Pranverës, duke shënuar një rritje në krahasim me shifrën 36.5% vitin e kaluar.
Udhëtimet turistike pritet të rriten me 20%, duke arritur në 211 milionë gjatë festës, ndërsa të ardhurat nga turizmi do të arrijnë në 126.7 miliardë juanë (20.16 miliardë dollarë amerikanë).
Agjencitë e ndryshme, gjithashtu raportuan rritjen e numrit të rezervimeve të hoteleve gjatë festës një javore, nga 9-15 shkurt.
Ndërkohë qeveria pritet të miratojë një ligj për turizmin, që do të rregullojë tregun. (Ardi Pulaj)