PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Festa e Pranverës, kompanitë postare do të vazhdojnë punën
2013-02-07 19:35:02 CRI Komenti juaj Printoni

Katër kompanitë më të mëdha të postës së shpejtë në Kinë, Shentong, YTO, ZTO dhe Yunda, kanë lajmëruar vazhdimin e punës për shpërndarjen e dërgesave edhe gjatë Festës së Pranverës.

Por do të ketë disa kushtëzime për dërgesat në ditët e festës. YTO Express thotë se dërgesa do të vonohet 1 deri në 5 ditë gjatë festës. Ndërsa kompania Shentong thotë se orari i punës do të jetë i shkurtër. Yunda Express shprehet se koha, vendi dhe shuma për shërbimet gjatë Festës së Pranverës do të rishikohen.

Zonja Liu nga kompania e Shangait Haipo Express thotë se kompanitë postare do të duhet të gjejnë një zgjidhje për kërkesën në rritje.

"Postierët janë kryesisht punëtorë emigrantë. Është e natyrshme për ta që pasi kanë punuar gjatë gjithë vitit të kthehen pranë familjeve të tyre. Për të balancuar këtë situatë ne vendosëm t'u japim lejen vjetore vetëm gjysmës së punonjësve për të mbuluar punën gjatë festës." (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China