Në prag të Festës së Pranverës, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës Xi Jinping po zhvillon vizitën e tij në provincën Gansu nga datat 2 deri 5 shkurt për të uruar banorët me rastin e Festës së Pranverës (Viti i Ri kinez).
Xi Jinping vizitoi Jiuquan, Dingxi, Linxia, Lanzhou etj, për t'u informuar lidhur me përmirësimin e mirëqënies së banorëve, procesin e zhvillimit në rajonet perëndimore më pak të zhvilluara etj.
Gjatë takimit me autoritetet e provinës Gansu, Xi Jinping u bëri thirrje të përshpejtojnë zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, duke shtuar se zyrtarët e të gjitha niveleve duhet të përmirësojnë mënyrën e punës dhe integritetin personal, të jenë fisnikë dhe një elitë e pa korruptueshme. (Zhan Dian/Albana)