Ditët e fundit, emigrantë, studentë, mësues dhe nxënësit e Institutit "Konfuci" në Tajlandë dhe Mianmar organizuan aktivitete të ndryshme për të kremtuar Festën e Pranverës (Vit i Ri Kinez).
Në Tajlandë, 300 studentë kinezë dhe punonjës të arsimit të të dy vendeve morën pjesë në mbrëmjen kremtuese që u mbajt më 2 shkurt. Ndërsa, mësuesit dhe nxënësit e Klasës "Konfuci" organizuan një mbrëmje artistike, me shfaqjen e operave dhe valleve vendëse dhe kineze. (Çan Jean/Albana)