Nisja e festimeve për Festën e Pranverës është shoqëruar nga moti i keq, me reshje të dendura dëbore dhe shiu në pjesën qendrore dhe lindore të Kinës.
Agjencia e Lajmeve kineze Xinhua njoftoi se herët në mëngjesin e së dielës, dëbora nisi të mbulojë Pekin. Shërbimi Meteorologjik nxori paralajmërim me ngjyrë të verdhë, që shënon rrezik potencial për ngrica akull në rrugë. Njëkohësish bëri të ditur se gjatë gjithë ditës së diel priten reshje sporadike dëbore.
Sipas parashikimit, gjatë tri ditëve të ardhshme, Kina Qendrore dhe Lindore do të përfshihen nga temperatura të ulëta si edhe reshje dëbore dhe shiu. Ndërsa sidomos të mërkurën dhe të shtunën e javës tjetër, një front i ftohtë atmosferik do të ndikojë zonën veriore të Kinës, duke sjellë mot me ngrica dhe erëra të forta. (Yin Xiao/Leftion Peristeri)