Lidhur me 6 parimet për zgjidhjen e krizës siriane, të propozuara nga i dërguari i përbashkët i OKB-së dhe i Lidhjes Arabe Lakhdar Brahimi, zëdhënësi i MPJ-së kineze Hong Lei u shpreh të premten se Pekini mbështet rolin e Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen politike të krizës në Siri.
Hong Lei shtoi se situata e tanishme në Siri është e ndërlikuar dhe e ndjeshme.
"Në një situatë të tillë, komuniteti ndërkombëtar duhet t'i përmbahet komunikatës së takimit të ministrave të Jashtëm të Grupi të Aksionit në Gjenevë, të nxitë qeverinë dhe opozitën siriane që të arrijnë sa më parë armëpushimin dhe nisjen sa më parë të dialogun politik dhe krijimin e një qeverie tranzicioni, që pranohet gjerësisht nga palët e ndryshme." (Jiang Lei/Albana)