Agjencia kineze e Lajmeve Hsinhua ka njoftur se sesioni i 20-të i Komitetit të Përhershëm të legjislaturës së 11-të të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez ka mbyllur punimet të premten në Pekin.
Në këtë sesion u vendos se më 3 mars do të mbahet sesioni i parë i Komitetit Kombëtar të legjislaturës së 12-të të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez. Në këtë sesion do të shqyrtohet raporti mbi veprimtarinë e Komitetit Kombëtar dhe do të zgjidhen kryetari, nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm dhe anëtarët e përhershëm të Komitetit Kombëtar të legjislaturës së 12-të të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez . (Du/Albana)