Qeveria japoneze shpalli vendimin për ndryshimin e Linjës kryesore të mbrojtjes dhe Planifikimin afatmesëm të përgatitjes së aftësisë mbrojtëse, u bë e ditur në konferencën e kabinetit që u mbajt paraditen e së premtes.
Japonia pritet të krijojë një komision të posaçëm studimor për hartimin e këtyre dokumenteve, me synim daljen në një version përfundimtar brenda vitit.
Në konferencë, qeveria japoneze miratoi gjithashtu një plan të përkohshëm të përgatitjes të kapacitetit të saj mbrojtës, duke forcuar mbrojtjen e tokës, hapësirës detare dhe hapësirës ajrore. Gjithashtu pritet të rritet aftësia e reagimit të Trupave të Vetëmbrojtjes në çdo situatë. (Wang Xianya/Albana)