Forumi Ekonomik Botëror, i cili filloi punimet sot në Davos, ka zgjedhur "dinamizmin elastik" si temë për këtë vit.
Forumi këtë vit pritet të përqendrohet tek pabarazia e të ardhurave, mosbalancimi kronik fiskal dhe rritja e emetimeve të gazrave serrë.
Lee Howell është drejtor menaxhues i Forumit Ekonomik Botëror.
"Kur ju shikoni elasticitetin në kontekstin e një vendi, duhet shpresuar se një vend mund të bëjë tri gjëra kryesore, së pari, të përshtatet me ndryshimin në një kontekst të ri. Së dyti, të përballojë një tronditje të caktuar. Dhe së treti sistemi mund të kthehet në ekuilibër në qoftë se paraqiten probleme. Ose të zëvendësohet me një sistem tjetër, kur sistemi i parë bie poshtë. Elementët e elasticitetit janë me të vërtetë të rëndësishëm kur analizoni nëse një vend është elastik apo jo ndaj rreziqeve globale." (Leftion Peristeri)