Kryeministri japonez Shinzo Abe shpreh të dielën në Tokio se Japonia do të rishqyrtojë "Programin për Planin e Mbrojtjes" dhe "Planin afatmesëm të Mbrojtjes", për forcimin e mbrojtjes kombëtare, njëkohësisht për të forcuar aleancën japono-amerikane.
Në dhjetorin e vitit 2010, qeveria japoneze zhvilloi një takim për sigurinë ku u diskutua mbi planet për 5 vjetët e ardhshëm. Pas takimit, qeveria japoneze miraton "Programin për Mbrojtjen" për 10 vjetët e ardhshme, ku theksohet rritja e aftësisë në fushën e mbrojtjes dhe kontrollit.(Zhan Dian)