Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) po bën përpjekje për finalizimin e marrëveshjes me Iranin mbi aktivitetet e tij bërthamore.
Gjatë bisedimeve në Teheran të mërkurën, ANEB tha se shpreson që Irani do të lejojë qasje për inspektorët në kompleksin ushtarak në Parçin.
Herman Nackaerts është zv.drejtori i përgjithshëm i ANEB-it.
"Po përpiqemi të arrijmë një marrëveshje me Iranin lidhur me qasjen strukturore për zgjidhjen e çështjeve lidhur me dimensionet e mundshme ushtarake të programit të tij bërthamor. Shpresojmë se do lejohemi të hyjmë në Parçin, ne jemi gati për këtë."
Ai gjithashtu i kërkoi Iranit të jetë konstruktiv në bisedimet lidhur me çështjet e pazgjidhura ende me ANEB-in. (Albana)