Sivjet mbushen dhjetë vjet nga krijimi i partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-BE. Z. Ederer u shpreh se gjatë këtyre dhjetë vjetëve Kina dhe BE-ja kanë zhvilluar bashkëpunim dhe dialog në fusha të ndryshme, si ekonomi, tregti, shkencë, teknologji, kulturë, qeverisjen globale, mbrojtje etj. Tashmë vëllimi i përgjithshëm i tregtisë mes Kinës e BE-së e ka kaluar përkatësisht atë mes Kinës e ShBA-së dhe BE-së e ShBA-së dhe BE-ja është bërë një burim i rëndësishëm i teknologjisë së re dhe të lartë për Kinën. (Du/Artani)