PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina në gatishmëri të lartë mbi ishujt Diaoyu
2013-01-16 19:09:35 CRI Komenti juaj Printoni

Kina është në gatishmëri të lartë pasi Japonia ka përshkallëzuar situatën mbi ishujt Diaoyu, tha Ministria e Jashtme të mërkurën.

Zëdhënësi Hong Lei i bëri komentet pas raportimit të medieve të qëndrimit të ministrit japonez të Mbrojtjes, Itsunori Onodera, që tha të martën se pengimi i hyrjes së avionëve kinezë në hapësirën e ishujve Diaoyu, po trajtohet sipas standardeve ndërkombëtare.

"Kina e ka mbajtur shënim një qëndrim të tillë. Patrulla e kryer nga anijet dhe avionët e Kinës në ujërat dhe hapësirën ajrore të ishujve është një veprim normal për ushtrimin e juridiksionit," tha Hong.

Ai gjithashtu përsëriti kundërshtimin e Kinës ndaj avionëve dhe anijeve japoneze që hyjnë në ujërat dhe hapësirën ajrore të ishujve Diaoyu.

Marrëdhëniet ndërmjet Japonisë dhe Kinës janë përkeqësuar qëkur qeveria japoneze "bleu" një pjesë të ishujve Diaoyu në Detin e Kinës Lindore në vitin 2012. Kina këmbëngul se ishujt janë pjesë e pandarë e territorit të saj. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China