Sipas transmetuesit publik japonez NHK, Roja Bregdetare e Japonisë vendosi të ndërtojë 6 anije të reja patrulluese dhe brenda 3 vjetëve do të formojë një "ekip të posaçëm për ishujt Diaoyu".
Sipas lajmeve, që nga shtatori i vitit të kaluar, qeveria japoneze zbatoi të ashtuquajturin "shtetëzimin" mbi ishujt Diaoyu. Patrullimi rutinë i anijeve kineze në ishujt Diaoyu ka ngjallur shumë reagime tek Roja Bregdetare e Japonisë, duke ndikuar në stërvitjet normale të kësaj të fundit madje ka anuluar edhe ceremoninë e parakalimit këtë vit. (Zhan Dian/Albana)