Qeveria japoneze ka miratuar një paketë për stimulimin e ekonomisë që kap shifrën e 20 trilionë jenëve, njoftoi të premten agjencia kineze e lajmeve Hsinhua.
Kryeministri japonez Shinzo Abe u shpreh se me anën e kësaj pakete stimuluese, vlera e përgjithshme e GDP-së do të arrijë në afro 2 për qind si dhe do të krijohen afro 600 mijë vende të reja pune. (Du/Albana)