Kina kundërshton çdo cenim të sovranitetit të vendit mbi ishujt Diaoyu të bërë nga avionët ose anijet e Japonisë, ndërsa mbetet vigjilente nëse do të ketë veprime të tilla, tha të mërkurën Ministria e Jashtme.
Zëdhënësi Hong Lei i bëri komentet pas propozimit të Japonisë për të bërë të shtëna paralajmëruese për avionët kinezë që patrullojnë ishujt.
"Ishujt Diaoyu kanë qenë territor i pandarë e Kinës. Patrullat e kryera nga avionë dhe anije kineze në ujërat e ishujve paraqesin aktivitetin normal administrativ me qëllim ushtrimin e juridiksionit," tha Hong.
I pyetur rreth bisedimeve të fundit mes ministrit japonez të Mbrojtjes dhe Shteteve të Bashkuara, Hong tha se Kina ka mbrojtur gjithmonë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve territoriale përmes negociatave.
"Çdo përpjekje e Japonisë për të tërhequr një palë të tretë të përballet me Kinën mbi ishujt do të jetë e kotë," tha ai.
Më herët zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Yang Yujun tha se ushtria kineze po mbikëqyr nga afër çdo veprim të Forcës Vetëmbrojtëse të Japonisë. (Leftion Peristeri)