Kina: Zgjidhje politike për çështjen e Sirisë
Një nga mediat kineze njoftoi se lidhur me fjalimin e mbajtur më 6 janar nga presidenti sirian Bashar al-Asad, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Hong Lei u shpreh të hënën në Pekin se Kina nxit qeverinë dhe opozitën në Siri të arrijnë sa më parë armëpushimin.
“Zgjidhja politike është rruga e vetme konkrete për zgjidhjen e çështjes siriane. Kina nxit palët e ndryshme në Siri, që duke u nisur nga interesat themelore dhe afatgjata të vendit dhe të popullit, të ndalojnë sa më parë zjarrin dhe dhunën dhe të shpejtojnë procesin e tranzicionit politik.”
Hong Lei shtoi se dhuna dhe kaosi në Siri kanë shkaktuar shumë vuajtje për popullin sirian dhe kjo çështje duhet të zgjidhet sa më parë. (Du/Albana)