Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit Ramin Mehmanparast u shpreh të martën se vendi i tij kundërshton çdo ndërhyrje të huaj në punët e brendshme të Sirisë.
Mehmanparasti theksoi në një konferencë shtypi se e ardhmja e Sirisë duhet të përcakohet nga vetë populli sirian. Ai u bëri thirrje palëve të ndryshme të ndalojnë konfliktin dhe të zhvillojnë dialog për të formuar një qeveri kalimtare, në të mirë të nxitjes së reformës kushtetutuese dhe të demokracisë. "Vendet perëndimore gabohen në përkrahjen ndaj kryengritësve sirianë dhe veprimeve të tmerrshme të tyre. Një politikë e tillë mund të dëmtojë edhe vendet e tjera të rajonit," paralajmëroi zëdhënësi i diplomacisë iraniane.
(Çan Jean/Artani)