PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë-Rusi, mesazhe urimi për Vitin e Ri
2012-12-31 10:09:40 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i Shtetit i Kinës Hu Jintao dhe presidenti rus Vladimir Putin shkëmbyen të hënën me njëri-tjetrin mesazhe urimi me rastin e Vitit të Ri.

Hu Jintao, në mesazhin e tij, vuri në dukje se në vitin 2012 partneriteti strategjik mes Kinës dhe Rusisë pati përparime të reja. Të dyja palët kanë kryer shkëmbime të ngushta dhe kanë arritur konsesus në shumë çështje kryesore. Në vitin e ri, pala kineze është e gatshme që së bashku me palën ruse të bëjë përpjekje për realizimin e gjithanshëm të projekteve për 10 vitet e ardhshme, të shtyjë përpara bashkëpunimin praktik dhe koordinimin strategjik, të organizojë siç duhet Vitin e Turizmit të Kinës, të shtojë konsultime në çështjet kryesore rajonale dhe globale dhe të nxitë partneritetin dypalësh në një nivel të ri.

Putini nga ana e tij vlerësoi lart zhvillimin e partneritetit kino-rus, si dhe rezultatet e arritura mes dy palëve. Ai u shpreh se Rusia është e gatshme që të përpiqet bashkë me Kinën, për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dypalëshe në vitin e ri.(Jiang Lei/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China