Festat e fundvitit kanë sjellë një shtim të fluksit të hyrjeve e të daljeve në pikat kufitare të Shqipërisë. Kështu, gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 4425 shtetas shqiptarë me 1019 mjete, ndërkohë që kanë dalë 1865 dhe 507 mjete. Po nga kjo pikë kufitare kanë hyrë 287 shtetas të huaj. Ndërkohë, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë nga pika doganore e Qafë-Botës është 516.
Sipas autoriteteve përkatëse, pritet të ketë një shtim edhe më të madh të fluksit në prag të Vitit të Ri, njofton balkanweb.com. (Artan)