PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Drejt përfundimit restaurimi i kalasë së Tepelenës
2012-12-28 10:38:49 CRI Komenti juaj Printoni

Punimet për rikonstruksionin e kalasë së Tepelenës, e ndërtuar rreth vitit 1819, janë drejt përfundimit. Sipas burimeve zyrtare nga bashkia e këtij qyteti, falë investimit prej 3 milionë e 600 mijë lekësh të akorduara nga qeveria shqiptare, po kthehen në identitet disa nga mjediset dhe muret më të dëmtuara të kësaj kalaje nga më të rëndësishmet në jug të vendit.

Aktualisht po punohet në muret anësore, të cilët për shkak të mungesës së investimeve dhe lagështisë e amortizmit janë rrëzuar në pjesë të ndryshme ose kanë pësuar çarje të mëdha. Përveç mureve kryesore rrethuese, ndërhyrje cilësore janë bërë edhe në portat e kalasë, në mjediset e brendshme, etj.

Të gjithë punimet restauruese në kalanë e Tepelenës, që pritet të përfundojnë pas pak ditësh, janë realizuar duke respektuar me rreptësi arkitekturën ndërtuese të saj.

Kalaja e Tepelenës, e ndërtuar nga Ali Pasha rreth vitit 1819, ka shërbyer jo vetëm si një fortifikatë për banorët dhe luftëtarët e pashit, por së fundi ajo është kthyer në një objekt të rëndësishëm turistik. Një ndër mysafirët e rrallë të Kalasë ka qenë edhe lordi Bajron, i cili gjatë vizitës së tij të famshme nëpër Shqipëri u prit në këtë kala nga Ali Pashë Tepelena, raporton "balkanweb". (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China