Autoritetet e Pekinit njoftuan se gjatë patrullës së një avioni kinez të enjten pranë ishujve Diaoyu është ndeshur me një aeroplan japonez.
Avioni fluturonte duke respektuar vijën e përcaktuar në vitin 2007, 150 kilometra larg ishujve Diaoyu.
Kina, nëpërmjet zëdhënësit të Drejtorisë përkatëse shtetërore, Shi Qingfeng tha se Japonia ka provokuar qëllimisht dhe fakti se kalimi i një avioni japonez në pjesën territoriale, për të cilën nuk ka mosmarrëveshje, tregon se Tokio synon që të përshkallëzojë edhe më shumë situatën e acaruar mes dy vendeve.
Shi Qingfeng shtoi pala japoneze duhet të mbajë përgjegjësi të plotë për veprimet e saja. (Çang Çuo/ Ardi Pulaj)