PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina rideklaron qëndrimin mbi ishujt Diaoyu
2012-12-28 17:24:37 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.ministri i Jashtëm i Kinës Zhang Zhijun u shpreh të premten në Pekin se qëndrimi i qeverisë kineze mbi ishujt Diaoyu është i qartë dhe i vendosur.

Zhang Zhijun u shpreh se ishulli Diaoyu dhe ishujt përreth tij janë pjesë e territorit kinez dhe vullneti i qeverisë kineze dhe i popullit kinez është i vendosur.

"Shpresojmë që të kemi një ambient të qetë e të qëndrueshëm fqinjësie. Nuk do të shkaktojmë asnjë problem, por gjithashtu nuk do të stepemi nga asnjë problem," theksoi Zhang Zhijun.

Lidhur me marrëdhëniet kino-japoneze, Zhang Zhijun u shpreh se Kina dhe Japonia janë dy vende fqinje. Një partneritet i qëndrueshëm dhe i shëndetshëm favorizon interesat e dy palëve, si dhe stabilitetin dhe paqen në rajon.

"Kina shpreson që marrëdhëniet kino-japoneze të zhvillohen në bazë të 4 dokumenteve politike mes dy vendeve," tha Zhang Zhijun.

Për qeverinë e sapoformuar në Japoni, Zhang Zhijun tha se Kina shpreson që qeveria e re japoneze do të zbatojë politika pozitive me Kinën, do të trajtojë siç duhet mosmarrëveshjet dhe divergjencat mes dy vendeve dhe do të përpiqet konkretisht për përmirësimin e marrëdhënieve mes Kinës dhe Japonisë," u shpreh Zhang Zhijun. (Jiang Lei/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China