Zv.ministri i Jashtëm i Kinës Zhang Zhijun u shpreh të premten se situata në Siri po keqësohet dita-ditës dhe se Kina është e shqetësuar për këtë.
"Midis popullit sirian dhe atij kinez ekziston një miqësi e thellë tradicionale. Ne shpresojmë se Siria do të dalë sa më parë nga dhuna dhe kaosi dhe do të arrijë paqe dhe qetësi," u shpreh zv. ministri.
Ai shtoi se Kina respekton vullnetin dhe zgjedhjen e popullit sirian. Pala kineze respekton çdo plan për zgjidhjen politike që pranohen gjerësisht nga palët e ndryshme në Siri. (Du/Albana)