Lidhur me vizitën në Siri të të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara dhe Lidhjes Arabe Lakhdar Brahimi, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying u shpreh të martën në Pekin se Kina përkrah përpjekjet e Lakhdar Brahimit për nxitjen e zgjidhjes politike të çështjes siriane. Ajo shtoi se Kina nxit palët e ndryshme përkatëse të përkrahin me veprime konkrete ndërhyrjen e Lakhdar Brahimit.
"Pala kineze është e shqetësuar për gjendjen aktuale në Siri dhe nxit palët e ndryshme, që duke marrë parasysh interesat e përgjithshme dhe thelbësore të popullit sirian, të përkrahin ndërhyrjen e Lakhdar Brahimit si dhe të bashkëpunojnë për formimin e tranzicionit politik."
Njoftimet e fundit bëjnë të ditur se i dërguari i përbashkët për Sirinë Lakhdar Brahimi zhvilloi bisedime me presidentin sirian Bashar al-Assad. Të dyja palët shpresuan që palët e ndryshme do të bëjnë përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje në të mirë të popullit sirian. Lidhur me këtë, Hua Chunying u shpreh se pala kineze i ka kushtuar vëmendje vizitës së Brahimit në Siri dhe shpreson se kjo vizitë do të arrijë një rezultat konkret. (Du/Albana)