PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wu: "Marrëdhëniet Kinë-Europë, në fazë kyçe"
2012-12-21 20:19:34 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadori kinez në Bashkimin Europian, Wu Hailong botoi një artikull për raportet kino-europiane gjatë vitit që po lëmë pas, duke vlerësuar maturinë e marrëdhënieve miqësore strategjike, shkëmbimet e ngushta të nivelit të larte si dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

 Sipas tij, marrëdhëniet kino-europiane kanë hyrë në një fazë kyçe. "Situata globale ka ndryshuar. Kina dhe Europa janë përqëndruar te reforma ekonomike dhe sociale, urbanizimi, çështjet ekologjike, inovacioni, si thelbi i bashkëpunimit mes palëve. Nëse kombinojmë tekonologjinë e avancuar të BE-së me potencalin e madh të tregut kinez në këto fusha, me siguri do të kemi përfitime me interes reciprok", shkruan ambasadori.

Sipas tij, Kina dhe BE-ja duhet të rrisin bashkëpunimin dypalësh, duke respektuar njëri-tjetrin dhe të shmangin fërkimet dhe keqkuptimet tregtare.

"Respekti, interesat reciproke e trajtimi i barabartë janë faktorët më të rëndësishëm për marrëdhëniet midis Kinës dhe Europës", shkruan në artikullin e tij kreu i misionit të Kinës në BE, ambasadori Wu Hailong. (Yin Xiao/ Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China