Në zgjedhjet presidenciale të Koresë së Jugut, kandidatja e Partisë Saenuri Park Geun-hye mposhti rivalin kryesor Moo Jae-in nga Partia DUP, duke u bërë presidentja e re e vendit. Park Geun-hye e para femër që ngjitet në krye të shtetit në historinë vendit, duke shënuar një rekord në familje, pasi edhe i ati Park Chung-Hee ka qenë president në Korenë e Jugut.
Sipas rezultatit të publikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Koresë së Jugut, dolën në votime 75.8% e popullsisë, më shumë se votimet e kaluara. Pas numërimit, Park Geun-hye mori 51.6% të votave, ndërsa Moo Jae-in fitoi 48% të votave.
Në fjalimin e saj pas fitores, Park Geun-hye u shpreh se kjo është fitorja e të gjithë kombit dhe ajo do të përpiqet të bëhet një presidente civile që mban premtimet dhe nuk zhgënjen besimin e votuesve. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)