Ekipi kombëtar shqiptar është ngjitur në renditjen e re të publikuar nga FIFA me katër pozicione dhe tani është në vendin e 63-të.
Shqipëria aktualisht ka 518 pikë sipas vlerësimit të muajit të fundit të FIFA-s.
Në këtë ngjitje te kuqezinjve ka ndikuar barazimi me ekipin e Kamerunit në Gjenevë të Zvicrës.
Ndërsa në krye të listës nuk ka asnjë ndryshim, udhëheq Spanja, e ndjekur nga Gjermania dhe Argjentina. Brazili vazhdon të zbresë në renditje pasi aktualisht ndodhet në vendin e 18-të.
Ky pozicion njëkohësisht është rezultati më i keq i kësaj kombëtareje, që nga koha kur ekziston ky sistem i vlerësimit, raporton "shqiptarja.com". (Ardi Pulaj)