Irani e konsideroi një veprim provokues dislokimin e raketave Patriot pranë kufirit turko-sirian.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Ramin Mehmanparast, tha se ky veprim do të dëmtojë interesat e vendeve të rajonit.
Këto masa sipas tij shkaktojnë destabilitet dhe pasiguri në rajon.
Irani njoftoi qëndrimin e tij mbi dislokimin e sistemit mbrojtës ajror tek zyrtarët turq, dhe tha se stabiliteti duhet të arrihet nga bashkëpunimi i vendeve të rajonit, duke shtuar se çdo masë që çon në paqëndrueshmëri të mëtejshme dhe pasiguri në rajon duhet të shmanget.
Megjithatë, zyrtarët e NATO-s dhe Turqisë kanë theksuar se raketat Patriot në Turqi do të shërbejnë vetëm si mjet mbrojtës.
Rreth 600 trupa të huaja pritet të shoqërojë gjashtë sisteme raketash Patriot që do të vendosen në Turqi për të përforcuar mbrojtjen e vendit anëtar të NATO-s, duke qetësuar Ankaranë nga frika e sulmeve me raketa që mund të vijnë nga Siria fqinje. (Leftion Peristeri)