PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shinzo Abe: "Të përmirësohen marrëdhëniet me Kinën"
2012-12-17 19:48:21 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i Partisë Liberal-Demokrate të Japonisë, Shinzo Abe, premtoi se si kryeministri i ardhshëm i vendit do të punojë për përmirësimin e marrëdhënieve me Kinën.

"Marrëdhëniet japonezo-kineze janë ndër më të rëndësishmet për politikën e jashtme të Tokios. Zhvillimi ekonomik i Japonisë nuk mund të ndahet nga Kina. Ruajtja e marrëdhënieve të mira midis dy vendeve do të favorizojë stabilitetin e zhvillimin e rajonit të Azi-Paqësorit", tha Shinzo Abe të hënën pasdite në një konferencë për shtyp pas fitores së zgjedhjeve parlamentare.

Ai shtoi se mes Japonisë dhe Kinës ekzistojnë disa probleme, por është e rëndësishme që të dyja vendet t'i kenë ato nën kontroll. Shinzo Abe tha se do të punojë për zgjidhjen e çështjeve të hapura nëpërmjet dialogut. (Çan Jean/ Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China