Kina do të marrë masa të duhura për të garantuar sigurinë e shtetasve kinezë në Siri, ndërsa mbetet e shqetësuar për dhunën e vazhdueshme, njoftoi Ministria e Jashtme.
"Zgjidhja politike përputhet me interesat thelbësore të popullit sirian, si dhe të komunitetit ndërkombëtar," njofton Ministria e Jashtme. "Kina nxit palët të ndalojnë zjarrin dhe dhunën dhe të nisin sa më parë procesin e tranzicionit politik të drejtuar nga populli sirian, për të rivendosur sigurinë dhe stabilitetin në këtë vend", shton njoftimi.
Më herët Rusia deklaroi se do të tërheqë shtetasit rusë nga Siria në një kohë të nevojshme. Zv/ministri i Jashtëm rus Mikhail Bogdanov nuk përjashtoi mundësinë që opozita në Siri të fitojë luftën. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)