Qeveria greke shpalli më 12 dhjetor se riblerja e bonove të thesarit në shifrën e 31.9 miliardë eurove do të bëjë të mundur që borxhi i Greqisë të reduktohet me mbi 20 miliardë euro.
Një takim mes liderëve të Eurogrupit të enjten pritet të japë dritën jeshile për skemën e zëvendësimit të borxhit dhe për lëshimin e fondit të ndihmës prej 34.4 miliardë eurosh për Athinën. (Çang Çuo/Albana)