Sekretari i përgjithshëm i PKK-së Xi Jinping u takua të enjten në Pekin me ish-presidentin amerikan Jimmy Carter.
Gjatë takimit, Xi Jinping theksoi se në situatën e tanishme, Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të shtojnë "energjinë pozitive" dhe të përpiqen për të ndërtimin e një partneriteti në bazë të respektit dhe përfitimeve reciproke, duke formuar marrëdhëniet e reja mes dy fuqive të mëdha. (Jiang Lei/Albana)