Kina e konsideroi normale që avionët dhe anijet kineze patrulluese të kryejnë shërbime rutinë në hapësirën ujore të ishujve Diaoyu.
Reagimi i Ministrisë së Jashtme erdhi pasi të enjten një avion i Kinës së bashku me flotën e anijeve patrulluese u futën në hapësirën ujore të ishujve Diaoyu.
Mediet japoneze shkruan se ky veprim "tronditi" Tokion që si përgjigje nisi një avion të Forcave Vetëmbrojtëse të tipit F15.
Zëdhënësi Hong Lei u shpreh se Kina i kërkoi Japonisë të ndalojë aktivitetet e paligjshme në hapësirën e ishujve Diaoyu. (Wang Xianya/Albana)