Lidhur me njoftimet se NATO-ja do të dislokojë raketat "Patriot" në zonën kufitare midis Turqisë dhe Sirisë, zëdhënësi i diplomacisë kineze Hong Lei tha se shtimi i prezencës ushtarake dhe armatimeve nuk është në favor të zgjidhjes së konflikteve dhe mosmarrëveshjeve mbi çështjen e Sirisë.
"Kina, si gjithnjë, propozon zgjidhjen e krizës në këtë vend nëpërmjet dialogut dhe konsultimeve", tha zëdhënësi Hong Lei. (Çan Jean/ Ardi Pulaj)