PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Korrupsioni, Shqipëria zbret 18 vende
2012-12-05 20:27:14 CRI Komenti juaj Printoni

Organizata "Transparency International" publikoi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2012, duke renditur 176 vende në bazë të niveleve të tyre të korrupsionit në sektorin publik.

Krahasuar me shtetet e tjera të rajonit, "Transparency International" e rendit Shqipërinë në pozicionin e fundit, e ndërsa përpara janë vende që pavarësisht krizave politike, kanë bërë një punë të mirë në luftën kundër korrupsionit.

Sipas këtij indeksi, Shqipëria ka rënë me 18 vende. Kështu indeksi thekson se Shqipëria pozicionohet në vendin e 113, duke pësuar rënie të madhe nga viti i kaluar, kur është renditur e 95-a.

Koreja e Veriut renditet si shteti më i keq në drejtim të korrupsionit, përkrah Somalisë dhe Afganistanit. Teksa Shtetet e Bashkuara kanë pësuar 6 vende rritje, ndërsa Britania e Madhe brenda një viti duket të ketë patur përkeqësim, raporton "balkanweb". (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China