PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
BE, ministrat e Financave diskutojnë për Greqinë dhe Qipron
2012-12-04 10:24:44 CRI Komenti juaj Printoni

Ministrat e Financave nga 17 vende të Bashkimit Europian ndodhen tani në Bruksel për të diskutuar planin mbi reduktimin e borxhit të Greqisë.

Vetë Greqia është duke detajuar tani programin e riblerjes së bonove, i cili do ta ndihmojë për të pasur një sasi më të vogël borxhi.

Programi është pjesë vitale e planit për dhënien e kredisë prej 44 miliardë eurosh si pjesë e fondit të shpëtimit, që Greqisë i duhet për të pasur likuiditet.

Pierre Moscovici është ministri francez i Financave.

"Nuk ka asnjë pengesë. Riblerja e bonove po fillon dhe kjo është tepër e rëndësishme për marrëveshjen kornizë të arritur javën e shkuar. Jam shpresëplotë se gjithçka do të jetë e suksesshme nëse respektohen dhe pranohen kushtet."

Nga ana tjetër ministrat do të diskutojnë një draft kushtesh për Qipron.

Më herët, Qiproja njoftoi planet e saj paraprake për të marrë 10 miliardë euro nga kredidhënësit ndërkombëtarë, me qëllim rikapitalizimin e bankave të saj në vështirësi. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China