PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Opozita siriane bie dakord për krijimin e qeverisë kalimtare
2012-12-02 19:57:31 CRI Komenti juaj Printoni

Forcat siriane të opozitës kanë rënë dakord për krijimin e një qeverie kalimtare. Koalicioni Kombëtar Sirian i Opozitës dhe Forcave Revolucionare është mbledhur për herë të parë në Kajro që prej krijimit, duke bërë të ditur se qeveria kalimtare do të ngarkohet me detyrën e komunikimit me bashkësinë ndërkombëtare në emër të popullit sirian.

Khaled Saleh, anëtar i koalicionit opozitar sirian, tha se ky koalicion kishte bërë përpjekje për të bashkuar radhët e veta dhe për të rënë në një mendje për krijimin e qeverisë kalimtare:

"Ne kemi tani një mekanizëm të qartë për formimin e qeverisë kalimtare. Ne kemi punuar edhe për të bashkuar të gjitha njësitë e ndryshme që luftojnë në terren në Siri, që ka qenë një kërkesë e bashkësisë ndërkombëtare dhe që ne dëshironim shumë ta arrinim. Gjithashtu ne kemi ngritur një komision ligjor që do të jetë përgjegjës për hetimin e kriminelëve dhe të krimeve kundër njerëzimit që po ndodhin në Siri. "

Saleh bëri të ditur se qeveria kalimtare do të ketë deri në 10 ministra. Ata duhet të jenë mbi 35 vjeç, teknokratë dhe të vijnë nga jashtë koalicionit. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China