Në mbledhjen e Këshillit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike që u mbajt të premten, përfaqësuesi iranian Ali Asghar Soltanieh theksoi se ka mundësi që vendi i tij të tërhiqet nga "Traktati i mospërhapjes së armëve bërthamore" në rast se instalimet bërthamore iraniane goditen ushtarakisht.
Soltanieh theksoi se, përveç kundërpërgjigjes së ashpër ndaj çdo sulmi, qeveria iraniane do t'i zhvendosë edhe pajisjet bërthamore në vende më të sigurta. Ai shtoi se goditja ushtarake nuk do të ndalojë veprimtarinë e pasurimit të uraniumit, sepse Irani e zotëron teknologjinë përkatëse dhe mund të prodhojë pjesë të centrifugave, kështu që mund t'i zëvendësojë me lehtësi pajisjet e dëmtuara.
Z. Soltanieh vuri në dukje gjithashtu që çdo goditje ose kërcënim për goditje ndaj instalimeve bërthamore të Iranit përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe të Kartës së OKB-së, ndaj Këshilli i Sigurimit duhet të reagojë me shpejtësi. (Wang Xianya/Artani)