Senati amerikan miratoi njëzëri të premten forcimin e sanksioneve ndaj Iranit, duke ndaluar biznesin me Teheranin në fushën e energjisë, të porteve, të dërgimit të mallrave dhe të prodhimit të anijeve.
Pasi të miratohet edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve, propozimi do t'i paraqitet presidentit Barak Obama për ta nënshkruar dhe shndërruar në ligj.
Masat konkrete të sanksioneve prekin edhe individët që merren me shitjen ose furnizimin e produkteve të plumbit, të aluminit dhe të çelikut. (Wang Xianya/Artani)