Tuesday  Apr 8th   2025  
PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shqipëria feston 100 vjetorin e pavarësisë
2012-11-28 17:04:26 CRI Komenti juaj Printoni

Shqipëria shënon 100 vjetorin e pavarësisë me festime të shumta në mbarë vendin.

Në qytetin e pavarësisë, Vlorën u përurua shtatorja e babait të kombit, Ismail Qemalit, që është edhe vepra më e madhe monumentale e këtyre njëzet viteve për njeriun që kreu veprën më të madhe historike në këto njëqind vjet.

Kryeministri Sali Berisha shkoi në Vlorë pasditen e së martës, ku iu bashkua mijëra qytetarëve që po festojne atje 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

I emocionuar nga pritja e qytetarëve dhe nga atmosfera e jashtëzakonshme e Vlorës së Pavarësisë, kryeministri Berisha ka përshkuar në këmbë një distancë të gjatë nga hyrja e qytetit deri në sheshin qëndror, raporton "Top Channel".

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli shtroi një darkë mirëseardhjeje, për nder të personaliteteve vendas dhe të huaj, të cilët kanë mbërritur për të marrë pjesë në festimet në Vlorë.

Ndërkohë qyteti i pavarësisë nderoi me titullin qytetar nderi akademikun e shquar Rexhep Qosja dhe ish-ambasadori amerikan John Withers. Qosja e cilësoi Vlorën si "qytetin që bashkon zemrat e të gjithë shqiptarëve", ndërsa Withers deklaroi se në Vlorë ndjehet si në shtëpine e tij.

Në këtë ceremoni të organizuar nga Bashkia e Vlorës dhe Partia Socialiste, kreu i opozitës Edi Rama vlerësoi nismën e qytetarëve vlonjatë për të hapur dyert e shtëpive për të pritur qytetarët shqiptarë ngado që vijnë për të marrë pjesë në festën e Pavarësisë.

Festimet kulmojnë të enjten në Vlorë, Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërinë për këtë 100 vjetor të pavarësisë. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtunë
E diel
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China