Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton uroi shqiptarët me rastin e Ditës së Pavarësisë.
"Në emër të Presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, unë jam e gëzuar për t'iu dërguar urimet më të mira për popullin e Shqipërisë, ndërsa ju festoni Ditën e Pavarësisë tuaj këtë 28 nëntor", thuhet në mesazh.
"Që nga themelimi i një republike demokratike, Shqipëria ka bërë përparime të mëdha. Sot, Shqipëria është e gatshme të konsolidojë ato fitore dhe të integrohet në një Europë që është e tërë, e lirë dhe në paqe. Por kjo kërkon miratimin e reformave të mbetura tani, dhe kryerjen e zgjedhjeve të lira dhe transparente parlamentare pranverën që vjen, forcimin më tej të demokracisë dhe modernizimin e Shqipërisë kështu që t'i përgjigjet nevojave të popullit shqiptar", shkruan Clinton.
Shefja e diplomacies amerikane shton se "ndërsa ju festoni me familjet dhe të dashurit, duhet të dini se Shtetet e Bashkuara janë një partner dhe mik. Ne shikojmë përpara për një të ardhme të miqësisë dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm", përfundon deklarata për shtyp e sekretares Klinton, raporton "abcnews". (Ardi Pulaj)