Ministrat e Financave të Eurozonës kanë zhvilluar një mbledhje të fshehtë në Paris për të diskutuar lidhur me pakësimin e borxhit grek në vitin 2015. Lajmi u bë i ditur të dielën nga mediet gjermane.
Sipas gazetës "Welt am Sonntag", vendet anëtare të Eurozonës dhe Banka Qendrore Europiane po marrin parasysh mundësinë e pakësimit të borxhit të Greqisë, për ta nxitur këtë vend të zbatojë masat shtrënguese dhe reformat përkatëse. Ndërkohë, revista gjermane "Spiegel" njoftoi po të dielën se Banka Qendrore Europiane dhe FMN-ja janë të mendimit se ulja e borxhit grek është e pashangshme.
(Çan Jean/Artani)