Festa për 100–vjetorin e Pavarësisë ka përfshirë të gjithë vendin, ku përgjatë gjithë këtyre javëve nuk kanë munguar aktivitetet e shumta, në nderim të firmëtarëve të Pavarësisë.
Sigurisht festa pritet të kulmojë më 28 nëntor në Vlorë, atje ku Ismail Qemali ngriti dhe flamurin shqiptar 100 vjet më parë.
Në këtë ditë janë parashikuar një serë aktivitetesh, ku nuk do të mungojnë dhe krerët e shtetit, por edhe lideri socialist Edi Rama së bashku me aleatë dhe deputetë të opozitës.
Atmosfera festive dhe parapërgatitjet po bëhen në Durrës, Korçë, Gjirokastër, Shkodër, Fier, Berat, etj.
Ndërkohë që qytetet e mëdha janë veshur kuq e zi, është vënë re mungesa e kësaj atmosfere në qytetet e vogla, të cilat nuk kanë janë dekoruar në mungesë të fondeve. Kështu në qytetin e Gramshit, kreu i Bashkisë ka deklaruar se dekorimet janë bërë me para borxh, raporton "balkanweb". (Ardi Pulaj)