Kryetari i Parlamentit iranian Ali Larixhani u shpreh të premten në Bejrut se vendi i tij kundërshton ndërhyrjet ushtarake në Siri, por mbështet zhvillimin e dialogut politik që synon arritjen e demokracisë.
Larixhani, i cili aktualisht ndodhet për vizitë në Liban, theksoi në një konferencë për shtyp se forcat ushtarake nuk do të sjellin demokraci për Sirinë.
"Kriza në Siri nuk mund të zgjidhet duke furnizuar vendin me armë, por mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet reformave dhe zgjedhjeve."
Krahas kësaj, Larixhani rideklaroi se Irani përkrah realizimin e unitetit kombëtar në Liban nëpërmjet dialogut. Ai shprehu gjithashtu bindjen se fraksionet e ndryshme në Liban kanë aftësinë dhe mençurinë të zgjidhin problemet e brendshme. (Jiang Lei/Albana)