Një valë dhunë përshkoi të enjten Damaskun duke lënë të plagosur shumë civilë.
Sipas njoftimeve të mediave siriane, në distriktin Mazzeh të Damaskut pati bombardim me raketa duke shkaktuar plagosjen e shumë civilëve dhe dëmtimin e ndërtesave. Ndërsa në distriktin Badze shpërtheu një makinë bombë.
Sipas njoftimeve të Agjencisë së Lajmeve të Sirisë, një gazetar i televizionit shtetëror u rrëmbye dhe më vonë u vra nga forcat e armatosura. Forcat e armatosura të fraksioneve opozitare siriane mori përgjegjësinë për vdekjen e gazetarit.
Përveç këtyre, Rusia e konsideroi të rrezikshme kërkesën e Turqisë ndaj NATO-s për dislokimin e raketave Patriot, në kufirin turko-sirian. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse Alexander Lukashevich, shtoi se Rusia i këshillon Turqisë që të nxitë Sirinë për realizimin e dialogut politik.
"Por Turqia zgjodhi rrugën e tjetër dhe vendosi të rrezikojë", deklaroi Lukashevich. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)