PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Vlora përgatitet për 100 vjetorin e pavarësisë
2012-11-23 20:33:18 CRI Komenti juaj Printoni

Shqipëria feston më 28 nëntor 100 vjetorin e pavarësisë së saj.

Autoritetet kanë planifikuar aktivitete të shumta në mbarë vendin, por epiqendra e festimeve pritet që të jetë qyteti bregdetar i Vlorës, aty ku Ismail Qemali shpalli krijimin e shtetit të ri shqiptar dhe ngriti flamurin kuqezi, një shekull më parë.

Në këtë 100 vjetor të pavarësisë, Vlora është përgatitur të presë shqiptarë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga trojet shqiptare si dhe personalitete të huaja.

Përgatitjet janë udhëhequr nga kryebashkiaku vlonjat, Shpëtim Gjika, i cili një intervistë për gazetarin e Radios së Jashtme të Kinës, Ardi Pulaj, sjell atmosferën në prag të festës së shënuar për Shqipërinë, ditëlindjen e saj të 100-të.

Shpallja e pavarësisë, sipas historianit Kristo Frashëri, është një ngjarje e rëndësishme historike. Ai thotë se shpallja e pavarësisë është si lindja e një fëmije, është rezultat i një procesi të gjatë ekonomik, politik, shoqëror dhe kulturor; është dalja e një populli në arenën e historisë si një popull i pavarur me vlerat, meritat edhe me dobësitë e veta.

Ndaj, duke pasur parasysh rëndësinë, e gjithë Shqipëria do të festojë në mënyrë madhështore më 28 nëntor.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China