Kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë, Sali Berisha dhe Nikolla Gruevski, nënshkruan të premten në Tiranë dy marrëveshje bashkëpunimi.
Njëra ka të bëjë me njohjen reciproke të lejeve të drejtimit dhe tjetra për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Trebisht-Xhepisht.
Në një konferencë për shtyp pas takimit, Berisha dhe Gruevski thanë se biseduan për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat.
Njëkohësisht palët kanë dhënë mbështetjen e tyre në proceset integruese të Maqedonisë dhe Shqipërisë, raporton "abcnews". (Ardi Pulaj)