PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Torta e 100-vjetorit të Pavarësisë
2012-11-23 17:53:46 CRI Komenti juaj Printoni

Torta e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë pritet të jetë torta më e madhe që është bërë ndonjëherë. Përbërësit e saj normalisht që janë 100 fish më shumë se një tortë e zakonshme. Për përgatitjen e kësaj torte kanë nisur të merren 150 pastiçierë, të cilët janë ofruar në mënyrë vullnetare, raporton "balkanweb".

Mësohet se për përgatitjen e kësaj torte gjigante, e cila pritet të peshojë 4 ton, do të përdoren rreth 2378 kilogramë miell, 1770 kilogramë sheqer, 38064 kokrra vezë dhe shumë ingredientë të tjerë.

Duke qenë se shega do të jetë shija e saj, pastiçierëve do tu duhen 500 kilogramë shegë. Po ashtu bashkia bënë me dije se torta, cila do të pritet në 28 nëntor, do të shërbehet nga 50 punëtorë.

Bashkia synon që të realizojë tortën më të madhe që është bërë ndonjëherë më parë në botë, duke mundësuar që torta e 100-vjetorit të Pavarësisë të futet në librin e rekordeve 'Guinness'. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China